PDK dorëzon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

Në një konferencë për media para Gjykatës Kushtetuese, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se me Ligjin për Zyrtarët Publikë është bërë një shkelje e Kushtetutës dhe se ky ligj është dorëzuar në Kushtetuese nga PDK-ja, të premten

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar Ligjin për Zyrtarët Publikë në Gjykatën Kushtetuese duke thënë se i njëjti ka shkelur marrëveshjen me MSA-në (Marrëveshja e Stabilizim Asociimit) dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, me fokus administratën publike.

Në një konferencë për media para Kushtetueses, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se me Ligjin për Zyrtarët Publikë është bërë një shkelje e Kushtetutës.

“Sot, ne, me kërkesën e grupit parlamentar të PDK-së, bashkë me kolegun tim për kabinetin për qeverisje të mirë, Përparim Gruda kemi ardhur në Gjykatën Kushtetuese për të paraqitur kërkesën për shqyrtimin e kushtetutshmërisë për Ligjin për Zyrtarët publikë që ne mendojmë se kanë bërë një shkelje të radhës të Kushtetutës. Është shkelur dinjiteti i nëpunësve dhe punonjësve publikë, është shkelur dinjiteti i qytetarëve të Republikës së Kosovës, prandaj kemi menduar që në 4 pika të shkeljes së këtij ligji t’i paraqesim në Gjykatën Kushtetuese dhe ne mendojmë që ka bazë të mirëfilltë që Gjykata Kushtetuese, jo vetëm të pezullojë, por edhe të shfuqizojë Ligjin për Zyrtarët Publikë”, ka deklaruar Lushtaku.

Krahas kësaj, ky i fundit ka thënë se në ligjin e lartcekur, është politizimi i Administratës Publike ai që po legjitimohet dhe se një gjë e tillë është theksuar edhe nga ndërkombëtarët.

“Kemi parë që në Ligjin për Zyrtarët Publikë po legjitimohet politizimi i Administratës Publike dhe në njëfarë forme, po nënshtrohen dhe degradohen shërbyesit civilë, prandaj ne kemi konsideruar që në këto nene specifike të deklarojmë qëndrimet tona të PDK-së dhe t’i kundërshtojmë me anë të kërkesës për ligjshmëri të këtij pushteti. E kemi parë që në ligj përmendet fraza ‘përshtatshmëri’ që asnjëherë nuk është definuar në Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe me këtë përshtatshmëri sigurisht që vetëm theksohet edhe më shumë pjesa e politizimit të Administratës Publike dhe këtë gjë e ka theksuar edhe zyra e BE-së dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare që kanë në fokus Administratën Publike…”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka theksuar se “Është shkelur edhe marrëveshja me MSA-në, marrëveshje e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës dhe çështjet e tjera i kemi paraqitur”.

Se ligji në fjalë ka një sërë shkeljesh ka thënë edhe Përparim Gruda, i cili së bashku me Lushtakun dorëzuan ligjin në Gjykatën Kushtetuese.

Kuvendi i Kosovës në seancën e 22 dhjetorit ka miratuar Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Për këtë projektligj votuan, gjithsej, 62 deputetë, 58 ishin pro, ndërsa katër ishin abstenime.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika