PDK e dërgoi në Kushtetuese edhe një ligj të Qeverisë Kurti, reagon Hajdari: Çka po e pengon opozitën?

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka reaguar pasi Partia Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për Investime të Qëndrueshme

Ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka reaguar pasi Partia Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, Projektligjin për Investime të Qëndrueshme.

Hajdari ka thënë se opozita po tenton ta bllokojë këtë ligj, “e të cilin, Raporti i Progresit i Komisionit Evropian e vlerësoi si progres për vendin tonë”.

“Për çudi, ky informacion u bë lajm një ditë pas publikimit të Raportit të Progresit, e i cili për koincidencë ndër të tjera përmend si progres pikërisht këtë ligj. Se çka e pengon opozitën Ligji për Investimet e Qëndrueshme, i miratuar në Kuvend më datë 19 tetor, do të duhej të na e thonin ata, por kuptohet qartë se ata nuk i pengon ligji në fjalë, por puna dhe vendimet e mira të kësaj Qeverie, prandaj as s’kanë çfarë të thonë, por vetëm të na vonojnë investimet e qëndrueshme në pritje për të sjellë zhvillim ekonomik dhe punësim të denjë për qytetarët tanë”, ka shkruar ministrja në Facebook.

Sipas saj, është për t’u habitur se si disa opozitarë ngrisin zërin kinse për të mirën qytetare, por kur një ligj për të mirën qytetare sillet në tavolinë, ata e përbuzin pa e menduar pikërisht dëmin që iu shkaktojnë qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.

Hajdari tutje ka thënë se ky ligj është në përputhje edhe me Rregulloren (BE) 2019/452 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit Evropian, e 19 marsit 2019, për themelimin e kornizës për verifikimin e investimeve të huaja direkte në Bashkimin Evropian.

Hajdari ka shtuar se “ky ligj ka për qëllim të rregullojë promovimin, përkrahjen dhe mbrojtjen e investimeve vendore, të huaja dhe nga diaspora, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Ligji për Investime të Qëndrueshme parasheh mbrojtjen dhe sigurinë ndaj investitorëve, shqyrtimin e kujdesshëm të investimeve në sektorët prioritarë, kolegjin e Apelit, kujdesin pasues ndaj investitorëve dhe përzgjedhjen e veçantë të investitorëve”.

Po ashtu, ka shtuar se ky ligj parasheh rritje të kapaciteteve institucionale të shumëfishta që do të trajtonin aspektin e mbështetjes së bizneseve në përgjithësi dhe promovimin e investimeve në veçanti.

“Kujtojmë këtu që mungesa e kapaciteteve administrative të këtij dikasteri potencohet vazhdimisht në raportet ndërkombëtare, përfshirë Raportin e Progresit. Me Ligjin për Investime të Qëndrueshme, investitori i huaj ka të njëjtat të drejta dhe detyrime ligjore sikurse investitorët vendorë, duke iu nënshtruar legjislacionit vendor dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Kosovës”, ka shkruar Hajdari.

Në fund, ka thënë se tendenca për ta bllokuar zbatimin e këtij ligji përveçse do të ketë ndikim negativ të drejtpërdrejtë tek bizneset dhe tërheqja e investitorëve të huaj, po ashtu do të pamundësojë zbatimin e reformave në përputhje me kërkesat e BE-së.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika