PDK e pranon ftesën e Kurtit për takim, LDK e refuzon – AAK pa vendim

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Albin Kurtit për një darkë pune me liderët opozitarë, për të diskutuar rreth agjendës legjislative. Por, PDK thotë se Krasniqi do të shkojë në takim për të folur rreth caktimit të datës së zgjedhjeve të parakohshme. Ndërsa ftesën e ka reguzuar kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku duke e vlerësuar atë të vonuar. Kurse AAK ende nuk ka marrë një vendim

Si rrallë herë, kryeministri Albin Kurti u ka nisur ftesë për një darkë pune tre liderëve opozitarë, të cilët shpesh di t’i akuzojë rëndë.

Në ftesat e dërguara drejtuesve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së dhe shefave të grupeve të tyre parlamentare, shefi i qeverisë ka përmendur se do të diskutojnë rreth hapave për të përmbushur agjendën e mbetur legjislative në sezonin pranveror në Kuvendit.

Kësaj ftese i është përgjigjur pozitivisht kreu i partisë më të madhe opozitare në vend, Memli Krasniqi.

Këtë ia konfirmoi Dukagjinit, zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu. Por shefi i tij, Abdullahu tha se do të shkojë në takim për të folur rreth diçkaje tjetër.

“Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent – Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë. Prandaj edhe pjesëmarrja e Kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja”, tha Faton Abdullahu, zëdhënës i PDK-së.

Por, ftesën e Kurtit e ka refuzuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Në përgjigjen që i ka kthyer Kurtit, Abdixhiku e ka vlerësuar ftesën të vonuar dhe duke thënë thënë se ai ka sjellë polarizim ofendues ndaj të gjitha partive tjera politike.

“Sa i përket çështjeve të ngritura në letrën tuaj, përkatësisht agjendës legislative të Kuvendit të Republikes së Kosovës, LDK-ja konsideron se e njëjta diskutohet në Kryesinë e Kuvendit, ku perfaqësuesit tanë politik i japin dhe qendrimet tona partiake. Ndërsa, për votimet e marrëveshjeve ndërkombëtare, Lidhja Demokratike e Kosovës i konsideron ato mbi politikat ditore, prandaj do vazhdojë t’i votojë siç dhe ka vepruar deri më tani”, tha Lumir Abdiku, kryetar i LDK-së.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka thënë Dukagjinit se akoma nuk është vendosur nëse kryetari Ramush Haradinaj dhe shefi i grupit parlamentar Besnik Tahiri, do të marrin pjesë në takim apo jo.

“Mund të ju konfirmoj që kryetari Ramush Haradinaj bashkë me drejtuesin e grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kanë pranuar ftesë nga z. Kurti për takim, të hënën në ora 18:30. Ndërkaq, sa i përket pjesëmarrjes, jemi ende në shqyrtim”, tha Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Por në nivelin analitik në vend kjo ftesë po komentohet ndryshe.

Fidan Ukaj po thotë se kërkesa për takim nuk është e sinqertë dhe prapa saj  fshihen tema të tjera.

“Disa nga temat që mendoj që mund të jenë temë diskutimi patjetër që mund të jetë mundësia e sigurimit të votave nga ana e partive opozitare për ta kaluar Kodin Civil në Parlamentin e Kosovës e po ashtu mund të jetë edhe diskutimi rreth formimit të Asociacionit apo përkrahjës që mund ta marr nga partitë opozitare për ta dërguar draftin për interpretim në Gjykatën Kushtetuese”, tha Fidan Ukaj, analist.

Ftesa e Kurtit për takim vjen pasi aktualisht aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave.

Në mënyrë që Kosova të futet në rend dite, kryeministrit i është kërkuar të dërgojë draft-statutin evropian të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, gjë të cilën ai e ka refuzuar.

Sa i përket KiE-së, kryeministri Kurti gjatë vizitës në Gjermani u kishte premtuar deputetëve gjerman angazhim personal për miratimin e Kodit Civil, i cili i hap rrugë ligjit të ri për lejimin e martesave mes gjinisë së njëjtë.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika