PDK: Emërimi i militantit të VV-së si drejtor e shndërron RTK-në në megafon të Albin Kurtit

PDK ka reaguar në lidhje me emërimin e Rilind Gërvallës si drejtor i RTK-së. Në reagimin e tyre thuhet se Gërvalla është militant i LVV-së që 15 vjet

Partia Demokratike e Kosovës e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se e ka vendosur militantin e saj në krye të mediumit publik RTK.

Emërimi i Rilind Gërvallës si drejtor, sipas PDK-së e shndërron RTK-në “në megafon të Albin Kurtit”.

Përvec Kurtit, partia më e madhe opozitare në vend e ka akuzuar edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për punësim të militantëve në RTK.

“Në vazhdën e kapjes së secilit institucion të pavarur në Kosovë, kryeministri Albin Kurti në koordinim të ngushtë me partneren e tij, presidenten Vjosa Osmani, tash e disa muaj kanë nisur instalimin e militantëve të tyre në Radio Televizionin Publik të Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

“Kapja e RTK-së nga kryeministri Albin Kurti me mbështetjen e presidentes Vjosa Osmani ka filluar që nga zgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së, të cilët tani po i përdorin për realizimin e planit politik të partisë në pushtet për instalimin e militantëve në pozita drejtuese, duke kulmuar sot me emërimin e militantit Rilind Gërvalla si drejtor i Televizionit Publik”, vazhdon njoftimi.

Sipas PDK-së me emërime politike “militantët që do ta drejtojnë RTK-në, do të marrin urdhra nga ideologët dhe propaganduesit e tyre partiak”.

Në reagimin e tyre po ashtu thuhet se i emëruari si drejtor Rilind Gërvalla është militant i LVV-së që 15 vjet.

Ndërkaq, pas akuzave të shumta në drejtim të tij Gërvalla ka paralajmëruar se do të përdorë rrugë ligjore ndaj atyre sic i ka quajtur ai propaganda ndaj tij.

Më herët kundër këtij emërimi ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika