PDK i përgjigjet VV-së: Jeni në panik, “mos u tutni”

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë partia në pushtet është në panik

Nënkryetarja e Partisë Demokrataike të Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se partia në pushtet është në panik, teksa i përgjigjet sfidës së Vetëvendosjes për zgjedhje.

Në një video të publikuar së fundmi, partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka kritikuar partitë opozitare, duke e titulluar atë “Kjo opozitë me koordinim a pa koordinim?!”.

“VV është në panik! S’u ka mbetur tjetër përveç videove me propagandë, shpifje e thjeshtëzime banale. Ujë në mulli të Vuçiqit po dërgon vetë Albin Kurti, me qasjen e tij avantureske e të papërgjegjshme. Interes i kujt, pos i Serbisë, është sanksionimi i Kosovës nga aleatët e armiqësimi ynë me gjithë botën? Interes i kujt është pushtimi i mediave botërore me tituj që e përshkruajnë Kosovën si vatër krize, të polarizuar nga brenda e të izoluar nga jashtë? Ndërkohë për zgjedhje të reja, jemi gati që sot. Mos u tutni”, shkroi Çitaku në Facebook.

Në videon e shkurtër, ata hedhin akuza ndaj partive opozitare për veprime të mëparshme dhe për ndërveprimet e tyre në politikën e vendit.

LVV-ja në videon e saj akuzon partitë opozitare se flasin për izolim, ndërsa sipas tyre, “në periudhën kur ishin në pushtet, ata kanë nënshkruar marrëveshjen e njohur si ‘Zajednicë’, kanë kryer shitblerje dhe vjedhje të pasurive publike, duke e mbajtur popullin për 20 vjet të izoluar”.

“Në nismat e tyre që janë më afër Serbisë, e larg popullit të Republikës. Këta shpresojnë që duke u dorëzuar me partitë e tyre të vogla mund të vijë në pushtet”, thuhet në videon e LVV-së.

Në të njëjtën kohë, siç thuhet në videon e publikuar, partitë opozitare po flasin për fonde të bllokuara, ndërsa sipas LVV-së, vetë refuzuan t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend që do t’i hapnin rrugë lëshimit të këtyre fondeve që përbëjnë 150 milionë euro.

Gjithashtu, partia në pushtet shpreh mendimin se është mirë që opozita nuk është në qeverisje, pasi sipas tyre, ata do të dorëzonin vendin para Serbisë, “siç treguan me kërkesën e tyre të fundit për largimin e kryetarëve legjitim nga objektet komunale në pjesën veriore të vendit dhe organizimin e zgjedhjeve të reja”.

Në videon e tyre, ata gjithashtu theksojnë se opozita flet për çmime të larta, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar ligjin për çmimet tavan në Gjykatën Kushtetuese për ta rregulluar këtë çështje.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika