PDK-ja dërgon 16 ligjet në Kushtetuese, reagon Haxhiu: Byroja do të bëhet

Sot, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Abelard Tahiri përmes një konference për media bëri të ditur se PDK-ja ka dorëzuar 16 projektligje në Gjykatën Kushtetuese, që u miratuan në seancën e 5 dhjetorit. Njëra nga këto projektligje është edhe Byroja për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Për këtë të fundit, ka reaguar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se dërgimi i Ligjit për Byronë për verifikim dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme në Gjykatën Kushtetuese thotë se PDK sërish e paskan dërguar Ligjin për Byronë për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në Gjykatën Kushtetuese.

“Kjo lëvizje tregon më së miri frikën e tyre të thellë ndaj këtij ligji, i cili rrezikon të prekë rrënjët e korrupsionit që ata vetë kanë kultivuar ndër vite. Me këtë veprim, është e qartë se angazhimi i tyre politik nuk ka më të bëjë me aspirata apo vizione për të ardhmen, por thjesht me një përpjekje të dëshpëruar për të mbrojtur pasurinë kolosale të fituar padrejtësisht në të kaluarën”, ka theksuar ministrja.

Ajo thekson tutje se “kjo është lufta e tyre për të mbajtur atë që kanë grabitur në kurriz të qytetarëve”.

“9 shkurti do të jetë dita ku sërish do të ballafaqohen interesat e tyre të ngushta përballë vullnetit popullor për qeverisje të drejtë, dhe luftë ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Pra siç kemi thënë: ju edhe mund të na vononi, por kurrë nuk do ta ndalni vullnetin e popullit për drejtësi. Byroja do të bëhet. Pasuria do t’i kthehet shtetit dhe qytetarëve”, ka pohuar mes tjerash ajo.

Ministrja ka deklaruar se drejtësia do të mbizotërojë.

Ligjet që PDK i ka dërguar në Kushtetuese janë: Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim, Ligjin për Banka, Ligjin për Inspektoratin Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, Ligjin për shërbimet e pagesave.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika