PDK-ja e dërgon në Kushtetuese Ligjin për KPMShCK

"Sot në Gjykatën Kushtetuese e dorëzuam kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin e Ligjit aktual të KPMSHCK-së", ka njoftuar PDK-ja

FOTO:EO

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK).

Këtë e ka bërë të ditur koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda.

Ai ka thënë se ligji aktual shkel përcaktimet kushtetuese që i ka bërë gjykata me një vendim paraprak dhe, siç thotë ai, qeveria duke bërë ndryshime në këtë ligj, e ka shkelur Kushtetutën.

“Sot në Gjykatën Kushtetuese e dorëzuam kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin e Ligjit aktual të KPMSHCK-së. Siç e dini, pothuajse në fillim të këtij mandati ne e kemi kontestuar shkarkimin e anëtarëve të këtij Këshilli në Gjykatën Kushtuese, dhe kjo gjykatë na ka dhënë të drejtë dhe ka përcaktuar disa aspekte shumë të rëndësishme të funksionimit të statusit kushtetues të këtij institucioni. Fatkeqësisht, ky Ligj i shkel ato përcaktime kushtetuese që i ka bërë Gjykata në atë vendim paraprak, prandaj ne sot i kemi kontestuar prapë ndryshimet që janë bërë në këtë ligj”, ka thënë Gruda.

Ai ka thekuar se sa herë që PDK-ja do të ketë dyshime për ndonjë ligj, do t’i dërgojë në Kushtetuese.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika