PDK-ja e dërgon në Kushtetuese Projektligjin për Investime të Qëndrueshme

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dërguar Projektligjin për Investime të Qëndrueshme në Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për Investime të Qëndrueshme.

Kjo u konfirmua për “Betimin për Drejtësi”, nga ushtruesi i detyrës i sekretarit të Kuvendit, Arben Loshi dhe nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Ndryshe, më 19 tetor 2023, Kuvendi i Kosovës e miratoi në lexim të dytë Projektligjin për Investime të Qëndrueshme.

Afati për dorëzimin e kërkesës në Kushtetuese, sipas Nenit 113.5 të Kushtetutës së Kosovës, parashtrohet brenda një afati prej tetë ditësh nga dita e miratimit të ligjit ose të vendimit të caktuar.

Sipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, projektligji nuk procedohet nga ana e Kuvendit për shpallje te presidentja e Republikës së Kosovës, derisa për të nuk ka vendim përfundimtar nga ana e Gjykatës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika