“PDK-ja e ka kryetarin e vet, unë jam për një bashkim të forcave opozitare”, Limaj flet për krijimin e një “fronti demokratik”

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate

I pari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka komentuar aludimet që po bëhen për një kalim të mundshëm të tij dhe partisë së tij në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), dhe marrjen e pozitës të të parit të PDK-së.

Limaj ka thënë se PDK-ja e ka kryetarin saj dhe se është i interesuar për krijimin e një fronti të bashkuar opozitar.

“Ideja e një fronti të bashkuar është në vazhdën e një ide ku bashkohen zërat opozitarë, dhe janë të shqetësuar për çka po ndodhë në Kosovë. PDK e ka kryetarin e vet, unë jam për një bashkim të forcave opozitare… dhe kjo varet në vullnetin e partive të tjera opozitare të jenë pjesë e krijimi të këtij fronit”, ka thënë Limaj.

Limaj tha se është e rëndësishme që të kuptohet se kjo qeveri do t’i sjellë të marrëveshje të keqe Kosovës, duke theksuar nevojën e krijimit të këtij fronit opozitar.

“Kur fola për opozitën jemi tu fol për çështje nacionale, për mua është shumë më rëndësishme që me kuptua ka më pru marrëveshje të keqe, për dy vite kanë ra në kurthin e Vuçiq…”, ka shtuat Limaj.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika