PDK-ja kërkoi nga ministrja Rizvanolli të raportojë për arrestimet në KEK, deputetët nuk e mbështesin mocionin

Mocioni i PDK-së ku kërkuan që në rend të parë të ditës të vendoset raportimi i ministres së zhvillimit ekonomik mbi arrestimet që kanë ndodhur të mërkurën në Korporatën Energjetike të Kosovës, nuk kaloi

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga deputetët që të votojnë mocionin e tyre, ku kërkojnë që në rend të parë të ditës të vendoset raportimi i ministres së zhvillimit ekonomik mbi arrestimet që kanë ndodhur të mërkurën në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Megjithatë ky mocion nuk ka kaluar, pasi në sallën e seancës nga 77 deputetë sa ishin gjithsej prezentë, 32 prej tyre kanë votuar pro, kurse 45 kundër.

Por, Tahiri ka njoftuar se tashmë si parti kanë përgatitur një dosje për ta dorëzuar në prokurori, për shkeljet që PDK pretendon që i ka bërë kryeshefi i KEK-ut

“Si grup Parlamentar i PDK-së, bazuar në pikën 94 të shqyrtimi i ceshtjeve urgjente kërkojmë të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës raportimi i ministres së zhvillimit ekonomik mbi arrestimet që kanë ndodhur dje në KEK. E dimë që KEK-u drejtohet nga një bord i emëruar nga Qeveria e Kosovës. Ky bord e ka emëruar një kryeshef i cili ka qenë zyrtar i LVV-së dhe dje një zyrtar i tillë është arrestuar”.

“Si grup parlamentar i kemi ngrit shqetësimet tona rreth abuzimeve që kanë ndodhur dhe  keqmenaxhimin e krizës energjetike në Kosovë. Kemi themeluar një komision hetimor ku tashmë kemi përgatitur edhe një dosje për ta dorëzuar në prokurori, për shkeljet që i ka bërë pikërisht kryeshefi i KEK-ut”, tha ai.

Ai ka theksuar se “kemi parë që aty ka ndodhur një abuzim i madh prej subvencionimit të tarifave, tenderave njëburimor dhe shumë çështje të tjera që lidhen edhe me punësime dhe që emri i këtyre keqpërdorimeve është pikërisht kryeshefi i KEK-ut”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika