PDK-ja kërkon dorëheqjen e Haxhiut dhe intervistimin e saj nga prokuroria

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje që të shkarkohet ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe të intervistohet nga Prokuroria Speciale lidhur me deklaratën e saj për arratisjen e të burgosurve nga burgjet e Kosovës

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka kërkuar dorëheqjen e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, pas deklarimit të saj të parë lidhur me raportimin e vrasjes së Faton Hajrizit, ky i fundit i arratisur nga Burgu i Smrekronicës që nga 5 korriku si dhe i akuzuar për vepra të ndryshme kriminale.

Gruda në konferencën për media i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale që menjëherë të ftojë atë në intervistim për të sqaruar deklaratat e saj të fundit në lidhje me arratisjet e të burgosurve nga burgjet e Kosovës.

“Nëse Serbia është prezentë në burgjet e Kosovës, çfarë bën Ministrja e Drejtësisë në detyrën e saj? Kjo është pyetja themelore që ngre çdo qytetar sot. Kjo deklaratë ngre çështje serioze të sigurisë kombëtare të vendit dhe nuk mund të mbetet pa u sqaruar”, ka thënë Gruda.

Gruda ka thënë se shërbimi Korrektues i Kosovës, si një agjenci ekzekutive e sigurisë që operon nën Ministrinë e Drejtësisë, është përgjegjës për këto raste.

“Kjo deklaratë, për mua dhe Partinë Demokratike të Kosovës përbën një akt dorëzimi të ministres së drejtësisë përballë detyrimeve të saj ndaj kushtetutës, ligjit dhe qytetarëve të Kosovës. Kjo është një situatë e paprecedent që tregon inkompetencën, papërgjegjshmërinë dhe dështimin e ministres Haxhiu”, ka thënë më tej anëtari i Kryesisë së PDK-së.

Më tej, ai ka thënë se është fatkeqësi që deri më tash nuk ka ardhë asnjë përgjigje, asnjë masë dhe asnjë përgjegjësi nga Ministria e Drejtësisë.

“Qytetarët e Kosovës nuk meritojnë një Ministre të tillë të Drejtësisë, që përveçse nuk arrin të realizojë asnjë nga premtimet e dhëna, bën deklarime disfatiste që dëmtojnë rendin dhe ligjin në Kosovë”, ka thënë Gruda.

Gruda, duke ia numëruar me radhë të gjitha dështimet e Ministres Haxhiu, ka kërkuar menjëherë dorëheqjen e saj nga kjo pozitë.

“Pas dështimeve të njëpasnjëshme në të gjitha nismat për drejtësi, në veting, në reformimin e këshillit prokurorial, në konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, hartimin e shumë ligjeve në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës, dhe së fundmi arratisjet e të burgosurve dhe deklaratat e saj skandaloze, në emër të PDK-së kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të Ministres Haxhiu, si një akt të domosdoshëm për të hapur rrugën për kthimin e sigurisë në burgjet e Kosovës dhe për reformat shumë të nevojshme në sistemin e drejtësisë në Kosovë”, ka thënë Gruda.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për një drejtim të ri në fushën e drejtësisë që do t’u garantojë sigurinë qytetarëve, respektimin e ligjit dhe kthimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.

Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë të shtunës [dje] ka reaguar për herë të parë për vrasjen e Faton Hajrizit. Ajo ka ngritur dyshime se a është vrarë njëmend, e nëse po ku është vrarë, në cilin territor, atë të Serbis⌂ apo Republikës Srbska në Bosnje e Hercegovinë.

Haxhiu tutje ka akuzuar edhe shtetin serb për arratisjet e fundit të burgosurve.

Haxhiu ngrit dyshime nëse Hajrizi është vrarë, thotë se arratisjet i organizoi Serbia

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika