PDK-ja kërkon heqjen e tarifave ndaj SHBA-së

Bernard Nikaj nga PDK tha se Qeveria e Kosovës duhet të veprojë pa vonesa në heqjen e tarifës prej 10% ndaj mallrave të SHBA-së

Bernard Nikaj nga PDK tha se Qeveria e Kosovës duhet të veprojë pa vonesa në heqjen e tarifës prej 10% ndaj mallrave të SHBA-së.

Ai në Facebook tha se mbajtja e kësaj tarife ndaj produkteve amerikane nuk ka domethënie ekonomike “e aq më pak arsyetim politik”.

“Për Kosovën, partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqëson një bosht strategjik dhe ekonomik të pazëvendësueshëm — shumë më të rëndësishëm sesa pesha që ka tregu i Kosovës për ekonominë amerikane. Në këtë kontekst, mbajtja e tarifës prej 10% ndaj produkteve amerikane nuk ka domethënie ekonomike, e aq më pak arsyetim politik. Në këtë moment ajo dëmton drejtpërdrejt interesat afatgjata të shtetit të Kosovës dhe cenon lidhjet me aleatin tonë kryesor. Heqja e menjëhershme e kësaj tarife është jo vetëm një veprim racional, por edhe një sinjal i qartë politik se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj thellimit të marrëdhënieve me SHBA-në”, ka shkruar Nikaj.

Ai tha se çdo vonesë në këtë drejtim duhet të interpretohet si “mungesë vizioni dhe joseriozitet nga ana e Qeverisë së Kosovës në raport me aleancat kyçe të vendit”.

Ndryshe, një ditë pas vendimit të Trump për vendosjen e tarifave për shumë vendet të botës, përfshirë edhe Kosovën, Osmani ka kërkuar nga Qeveria që të heq tarifat për mallrat amerikane.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump më 2 prill nënshkroi vendimin për tarifa ndaj pothuajse dyqind vendeve botërore, përfshirë Kosovën e Shqipërinë prej 10%.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika