PDK-ja kërkon shkarkimin e Hajdarit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Në një konferencë për media pas arrestimit të një pronari lokali dhe dy zyrtarëve të MINT për “keqpërdorim të rezervave shtetërore”, Gjoshi nga PDK ka deklaruar se përgjegjësia mbi këtë rast mbetet tek Ministrja Hajdari. Ai ka kërkuar shkarkimin e kësaj të fundit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Betim Gjoshi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka kërkuar shkarkimin e ministres Rozeta Hajdari,

Sipas tij Hajdari është dashur të shkarkohej edhe më herët për arsye të ndryshme.

Në një konferencë për media pas arrestimit të një pronari lokali dhe të dy zyrtarëve të MINT-it për “keqpërdorim të rezervave shtetërore”, Gjoshi ka deklaruar se përgjegjësia mbi këtë rast mbetet te ministrja Hajdari.

“Pas skandalit të Martinit, e arrestimit të Mujecit, Muharremaj është miku i katërt që arrestohet. Është fatkeqësi që kryeministri ka të tillë persona afër vetes. Muharremi me bekimin e Kurtit dhe Rozetës është marrë me rezerva, është marrë me biznese të ndryshme të armëve, ka kërkuar edhe gjetjen e katër dëshmitarëve katolikë për të dëshmuar kundër Thaçit në Hagë… Sot, para se gjithash, përgjegjësia bie mbi ministren Rozeta Hajdari…kryeministri Albin Kurti, urgjentisht, sot, menjëherë, duhet që ta shkarkojë nga detyra ministren Hajdari, për t’i hapur rrugë një hetimi të lirë, të pavarur dhe të pandikuar politikisht”, ka deklaruar Gjoshi.

Ky i fundit ka deklaruar se tanimë, siç e quan ai “në një qeverisje normale”, Hajdari do duhej të jepte dorëheqjen për arsye morale.

Krahas kësaj, si jo rrallëherë, PDK-ja ka kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Kjo qeveri ka humbur legjitimitetin prej keqpërdorimeve me energji, me Radojqiqin…kjo qeveri është skandaloze, e paaftë…vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar ai.

Gjoshi ka thënë se një prej opsioneve që janë duke e menduar është edhe kthimi nga pushimi i deputetëve dhe rikthimi i punës së Kuvendit nëse Kurti nuk e shkarkon ministren Hajdari.

Ndryshe, në bastisjet që ka realizuar Policia e Kosovës në mëngjesin e së premtes në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka arrestuar dy punonjës të këtij dikasteri.

Të arrestuarit janë drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica.

Policia gjatë bastisjes në pronën dhe biznesin e Ridvan Muharremit e ka arrestuar të njëjtin si njëri nga personat e dyshuar në këtë rast.

Siç njofton Prokuroria, të pandehurit, Ridvan Muharremi, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica dyshohen për veprat “Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet R.M. H.G dhe I.L. Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat “Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale, të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Aksioni është zhvilluar pas publikimit të disa audioincizimeve nga gazeta “Nacionale”, në të cilat dëgjohen dy zyrtarë të MINT-it të cilët pretendojnë se vaji i paguar nga shteti i Kosovës nuk ka ardhur nga Polonia në Kosovë, edhe pse për atë sasi shteti kishte paguar.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika