Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas mbledhjes së këshillit drejtues të kësaj partie ka kërkuar që sa më shpejtë të diskutohet për shpalljen e një date për zgjedhje të parakohshme në vend.
“Sa më shpejtë të diskutohet për shpalljen e një date për zgjedhje të parakohshmë, qoftë permës dorëheqjes së kryeministrit Kurti, qoftë përmes shpërndarjes së Kuvendit, sepse kjo shumicë parlamentare edhe në zgjedjet e kaluara, nuk i kanë prodhuar këto institucione, për të shkatërruar çdo raport me aleatët dhe partnerët perëndimor”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka thënë tutje se nga sot nuk do të votojnë në asnjë format të Kuvendit të Kosovës sepse sipas tij, situata në vend nuk është normale dhe se nuk mund t’a stimulojnë normalitetin.
“Nuk do t’a ndihmojmë këtë qeveri arrogante që është në shpërputhje totale me realitetin në vendin tonë që të aktroj normalitetin. Duke filluar nga sot shkëpusim e pezullojmë çdo lloj komunikimi zyrtar me kryeministrin Kurti dhe presidenten Sadriu, përveç në situate emergjente e të jashtëzakonshme, ose për të diskutuar për datën e zgjedhjeve”, ka shtuar kreu i PDK-së.