PDK-ja propozon Rezolutë për fuqizimin e policisë, VV-ja e kundërshton

Këtë propozim të PDK-së e ka kundërshtuar kryetarja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka propozuar rezolutë për fuqizimin e Policisë së Kosovës.

Tahiri ka thënë se kjo Rezolutë përmban tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme, përmes të cilave Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria hyjnë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës.

“Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, ju propozoj që ta plotësojmë, ndryshojmë rendin e ditës së kësaj seance. Ashtu siç ishim unikë para një jave, të jemi unikë që pjesë e rendit të ditës së kësaj seance të jetë një rezolutë me të cilën do ta mbështesim Policinë e Republikës së Kosovës. Kjo Rezolutë përmban tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme, përmes të cilave Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria hyjnë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës. Me anë të kësaj rezolute, ne propozojmë që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet Projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë”, ka thënë Tahiri.

Mirëpo, këtë propozim të PDK-së e ka kundërshtuar kryetarja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila.

Për këtë ka shkruar në Facebook deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili theksoi se shumica parlamentare e VV-së votoi kundër diskutimit të kësaj Rezolute.

“Shumica parlamentare VV-së votoj kundër diskutimit për shtesat, rrezikshmërinë dhe pagat dhe pensionimin e parakohshëm të Policisë së Kosovës, ndërkohë që punën e shkëlqyeshme të tyre po provojnë ta përvetësojnë me çdo kusht.
Pushteti i VV-së është, pushtet i propagandës dhe zhurmës në rrjete sociale, assesi i veprave për t’i dalur në ndihmë policisë së Kosovës”, ka shkruar Zemaj, duke publikuar një foto nga Kuvendi, ku shihen deputetët e VV-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika