PDK-ja thirrje partive opozitare ta votojnë mocionin për shpërndarjen Kuvendit

Abelard Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka bërë thirrje për votimin e mocionit për shpërndarjen e Kuvendit. Ai propozon që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 30 qershor ose 7 korrik

Pamje nga Kuvendi i Kosoves

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, u ka bërë thirrje partive të votojnë mocionin e tyre për shpërndarjen e Kuvendit.

Tahiri ka thënë se 30 qershori apo 7 korriku janë datat e duhura sipas tij, që të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Teksa ka bërë të ditur se do të votojnë mocionin e AAK-së për shkarkimin e Qeverisë, Tahiri ka theksuar se 30 maji është dita e duhur/fundit të shpërndahet Kuvendit, në mënyrë që të shkohet të zgjedhje më 30 qershor ose 7 korrik.

“Jemi në afet e fundit kur duhet të proces mocionet për shpërndarjen e Kuvendit. Në mënyrë që vendi ynë tu drejtohet kutive të votimit me datën 30 qershor ose 7 korrik siç kemi propozuar. Deri tani nuk jemi në një situatë ku kemi dakordim mes grupeve parlamentar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme… është mirë që gjuhën e përbashkët që e kemi pasur si opozitë ta finalizojmë në një seancë, e cila do të mbahej javën tjetër…

Rezolutën e AAK-së do ta votojmë. Ku kërkojmë që e mbështesin faktin dhe kërkesën tyre që kryeministri duhet të jap dorëheqje, por, s’kemi mundësi me detyru…ashtu siç do t’i bëjmë thirrje AAK-së që ta votojë rezolutën e PDK-së që Kuvendi të shpërndahet me 30 maj”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka theksuar se shtatori duhet ta gjejë Kosovën me një Qeveri të re, teksa ka shtuar se shkuarja në zgjedhje në tetor është e padobishme.

“Nuk ka kuptim qe tetori të jetë muaj që vendi të shkojë në zgjedhje”, ka shtuar Tahiri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika