PDK: Karteli i rrymës ka depërtuar në institucione dhe te partia në pushtet

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga kryeministri dhe presidentja shkarkimin e menjëhershëm të ambasadorit Martin Berishaj. Uran Ismaili nga kjo parti, ka thënë se themelimi i komisionit hetimor parlamentar tashmë është interes kombëtar

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Uran Ismaili bashkë me Vlora Çitakun (PDK), në një konferencë për media, skandalin të dyshuar financiar në Slloveni e ka quajtur “kartel të rrymës”.

Ismaili ka thënë se ky “kartel”, ka depërtuar brenda institucioneve dhe te partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje.

Shqetësimet për të cilat PDK nisi betejën ligjore u vërtetuan, e duke e ditur se shtrenjtimi i rrymës është bërë në mënyrë të paligjshme, skandali dhe keqpërdorimet janë më të thella”, ka deklaruar Ismaili.

Nënkryetari i PDK-së ka kërkuar që sa më shpejt të themelohet komisioni hetimor parlamentar, që, sipas tij, do ta hetonte shpenzimin e mbi 100 milionë eurove që janë dhënë për energji.

Ne kemi pasur një kërkesë të vazhdueshme për të themeluar një komision parlamentar hetimor, që do të hetonte procesin e shpenzimit të 100 milion eurove të dedikuara për blerje të rrymës.

“Kjo e drejtë kushtetuese e deputetëve e penguar nga Kryeministri Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij, ka për qëllim që të mbajnë larg dritës kontratat e shitblerjes së rrymës, sepse, kështu, do të zbulohej rrjedha e parasë si dhe lidhjet potenciale të Kartelit të Rrymës me bashkëpunëtorët e Kryeministrit Kurti”, ka thënë Ismaili.

Hetimi parlamentar sipas tij do të përfshinte deputetët e pozitës dhe të opozitës.

Themelimin e këtij komisioni Ismaili e ka konsideruar interes kombëtar.

“Prandaj, një hetim parlamentar ku do të përfshiheshin deputetët e pozitës dhe opozitës, tani është interes kombëtar. Komision parlamentar, i përbërë nga ekspertë e anëtarë të shoqërisë civile, ku të gjithë së bashku do të hetonim se Ku, Si dhe Kujt u janë dhënë këto miliona euro të taksave tona.”, ka thënë nënkryetari i PDK-së, Ismaili.

Ndërkaq, Vlora Çitaku ka thënë se Presidentja dhe Kryeministri duhet ta shkarkojnë menjëherë ambasadorin Martin Berishaj nga detyra e tij si ambasador.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

“Qeveria dhe presidenca duhet të marrin hapa për shkarkimin e zotëri Martin Berishaj për shkarkimin e tij si ambasador. Fatkeqësisht ua ka bërë punën e vështirë edhe ambasadorëve në vendet fqinje. Pra, shkarkimi as që duhet të diskutohet, pastaj drejtësia do ta thotë fjalën e vet. Si e ka marrë Berishaj shtetësinë, a ka bërë verifikime nga AKI”, ka deklaruar ajo.

Edhe Çitaku u ka bërë thirrje deputetëve për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për energji.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika