PDK kërkon nga qeveria tërheqjen e Projektligjit për Zyrtarët Publikë

Në seancën e Kuvendit gjatë të hënës së 9 dhjetorit, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka kërkuar nga qeveria ta tërheqë Projektligjin për Zyrtarët Publikë

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri





Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se me Projektligjin për Zyrtarët Publikë, të cilin qeveria e ka dërguar në Kuvend, do të cenohet pavarësia dhe kualiteti i administratës.

Në seancën e Kuvendit, Tahiri ka kërkuar nga qeveria për të tërhequr këtë ligj dhe të mos kalojë në lexim të parë.

“Në këtë formë që po shkojmë, me këtë ligj që besoj që duhet me tërheq qeveria, sepse si opozitë jemi shumë të interesuar me dhënë kontributin tonë ashtu siç e kemi dhënë në të kaluarën, dhe me u ulë edhe njëherë me e pa, me e trajtu, që mos me u dëmtu interesin shtetëror dhe mos me u dëmtu administrata publike”, ka thënë Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së ka shtuar se qëndrimi i PDK-së për këtë projektligj është që i njëjti të tërhiqet nga qeveria, në të kundërtën, sipas Tahirit do të votojnë kundër apo nuk do të marrin pjesë fare në votim, raporton kp.

“Nëse kalon ky ligj në lexim të dytë ne do ta kemi një vërejtje në raportin për vendin dhe duhet me trajtu prap”.

Tahiri ka shtuar se “nuk besoj që i intereson dikujt me miratu një projektligj, i cili nuk është në linjë me agjendën evropiane të Kosovës dhe nuk është i koordinuar me Bashkimin Evropian, sepse në fund të ditës duhet me e trajtu prapë”.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika