PDK: Komisioni Parlamentar duhet të hetojë lidhjet e Qeverisë me “Kartelin e Rrymës”

PDK e konsideron të domosdoshme formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike në vend

Ilustrim

Për Partinë Demokratike e Kosovës, formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike po kosniderohet i domosodoshëm.

Kjo parti opozitare, i ka bërë thirrje qeverisë të udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të ndalojnë pengimin e formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili sipas tyre, do të zbardhë para opinionit publik shpenzimin e parasë së qytetarëve të Kosovës dhe lidhjet potenciale të “Kartelit të Rrymës” me Qeverinë e Kosovës gjatë krizës energjetike.

“Krahas hetimit të plotë parlamentar, Partia Demokratike e Kosovës kërkon që presidentja dhe kryeministri të veprojnë me urgjencë për ta larguar nga detyra ambasadorin Martin Berishaj dhe për të zbardhur deri në detaje përfshirjen e tij në ‘Kartelin e Rrymës’, ndërlidhjet me kompaninë energjetike GEN-I me adresë në Serbi, si dhe për të zbuluar arsyet e fshehjes së deklarimit të pasurisë nga ana e tij”, thuhet në njoftim.

Ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj

Me anë të një komunikate për media, ky subjekt politik po ashtu i ka ftuar të gjithë deputetët pa dallime partiake, që të mbështesin këtë iniciativë që ka për qëllim kryesor transparencën e plotë para qytetarëve të Kosovës.

Sipas tyre, një hetim parlamentar, transparent dhe i hapur, ku do të përfshiheshin deputetët e pozitës dhe opozitës, “tanimë është interes kombëtar”.

Bazuar në njoftim, thuhet se i njëjti komision do të monitorohet nga ekspertë e anëtarë të shoqërisë civile dhe mediat.

“Ku të gjithë do të shohin se ku, si dhe kujt u janë dhënë mbi 100 milionë euro të taksave të qytetarëve dhe si ndodhi që krahas shpenzimit të mbi 100 milionë eurove qytetarëve të Kosovës sërish u ngrit çmimi i energjisë elektrike për më shumë se 100 përqind”, vijon njoftimi.

Ndryshe, më 22 prill të vitit 2022, është raportuar se një kompani energjetike ballkanike GEN-I, në Serbi, i transferonte para kompanisë “MB Consulting”,  pronar i së cilës raportohet të jetë Martin Berishaj.

Ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj

Sipas mediave, thuhet se ai është i përfshirë në një skandal financiar në shtetin e Sllovenisë, ka thënë të premten se akuzat ndaj tij nuk janë të vërteta.

Megjithatë, Berishaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se do ta padisë portalin i cili sipas tij ka shpifur ndaj tij.

“Pavarësisht nga fushata parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshëm në mes të akterëve kryesorë politikë, i z.Janša dhe z.Golob, ku u mohua shkrimi i Planet TV lidhur me emrin tim, nga sot, padia ime kundër portalit ne fjalë, hap rrugë për fjalën e fundit të gjykatës. Nuk është e drejtë të jemi thjesht të sigurtë në drejtësi dhe në të vërtetën. Duhet edhe ta mbrojmë drejtësinë dhe të vërtetën. Përndryshe shpifjet bëhen normale”, ka shkruar Berisha.

Tërheqja e parave nga ambasadori Berishaj, sipas mediave sllovene, ishte bërë nga dy xhirollogari.

Ambasadori Berishaj i mohon akuzat, paralajmëron padi për shpifje

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika