PDK: Ky është mjerim

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka lënë në gjysmë debatin për politikën e jashtme, në Kuvendin e Kosovës, kur po diskutohej mes deputetëve të pozitës, opozitës dhe kabinetit qeveritar, gjë që për partinë më të madhe opozitare një veprim i tillë është ”mjerim”.

Në momentin kur Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka filluar të flasë në foltoren e Kuvendit, ministrja Gërvalla ka lëshuar sallën, andaj PDK ka reaguar përmes shefit të grupit parlamentar, Abelard Tahiri. Ai ka thënë se që tri herë është shtyrë ky debat për faktin që nuk ishin prezentë kryeministri dhe ministrja.

Donika Gërvalla, Ministre për Punë të Jashtme dhe Diaspor

“Në asnjë rrethanë nuk e mirëkuptojmë largimin e ministres. Ky është një mjerim. Ne si propozues të këtij debati nuk pranojmë të vazhdojmë të qëndrojmë në sallë”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se do ta lëshojnë sallën si grup parlamentar, pasi s’janë të interesuar të flasin vetë me vete ka thënë Abelard Tahiri.

Abelard Tahir, shefi i grupit parlamentar të PDK-së

Ndërsa Deliu-Kodra i është drejtuar ministres që nuk ishte më prezent, duke i thënë “Zonja ministre unë i kisha disa pyetje dhe mendoj se është më me interes që të jeni këtu. Është për keqardhje, skandaloze që ministrja e jashtme Gërvalla, para deputetëve e qytetarëve ik nga punimet e këtij Kuvendit”.

Blerta Deliu Kodra, deputete nga PDK

Kundër replikë ka bërë dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca ndaj deputetës Deliu-Kodra, duke i thënë se ministrja e njoftoi se ka takim me ministrin e Izraelit.

Glauk Konjufca, Kryetari i Kuvendit të Kosovës

Pas largimit edhe të PDK-së nga seanca e Kuvendit, Konjufca konstatoi se nuk ka klimë që të vazhdohet me seancë, derisa theksoi se për vazhdimin e këtij debati do të vendoset në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë së Kuvendit.

Që nga fillimi i seancës, kishte kritika dhe debate të ashpra mes opozitës dhe pozitës lidhur me diplomacinë kosovare.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika