Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë zhvilluar sot një aksion simbolik në Kuvendin e Kosovës.
Ata u kanë vendosur kapele të zeza në ulëset e deputetëve të LVV-së, të cilët kanë bojkotuar seancën e sotme të jashtëzakonshme që është thirrur nga opozita.
Ky aksion vjen pas publikimit të disa bisedave të koordinatores për komunitete të LVV-së, Dejona Mihali me ish kryeshefin e KEK-ut Nagip Krasniqi, ku në njërën nga këto biseda të publikuara në media shihej se Mihali i është drejtuar Krasniqit se “a po vjen me kapele”.