PDK me tubim të madh në Drenas, Hamza: Drenasi do ta gëzojë vëmendjen që e meriton në qeverisjen time

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur tubimin zgjedhor në qytetin e Drenasit.

Para mijëra simpatizantëve të PDK-së, ai ka prezantuar projektet e tij për këtë komunë.

“Historia jonë është histori e përpjekjeve të vazhdueshme për një jetë ma të mirë. Ndërtuam autostrada, zhvilluam ekonominë, hapëm vende pune. Dhe tani është koha të vazhdojmë përpara, përsëri të bashkuar! Edhe sot, sfidat janë të mëdha. Por, vendosmëria jonë është më e madhe se gjithçka tjetër. Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen që meritojmë”.

“Një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë, mirëqenie për prindërit tanë dhe paga të dinjitetshme për krejt qytetarët. Do ta gjallërojmë ekonominë dhe do ta forcojmë aleancën me SHBA-në dhe vendet e Bashkimit Evropian. Për ne, për çdo qytetar, për Kosovën! Drenasi do ta gëzojë vëmendjen që e meriton në qeverisjen time. Do ta përfundojmë rrugën me katër korsi deri në Komoran. Do ta realizojmë projektin e ujëmbledhësit të Vërbocit dhe do të bëjmë zgjidhje të përhershme për ujin e pijshëm”, ka thënë Hamza duke shpalosur premtimet e tij për qytetarët e Drenasit.

Tutje ai është shprehur “Dhe, se e di që e keni për zemër, do ta kthejmë edhe projektin e stadiumit nacional në Komunën e Drenasit. Vëmendje do t’i kushtojmë edhe gjigantit, Feroniklit, që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për këtë aset të rëndësishëm për krejt Kosovën. Do të kërkojmë zgjidhje të favorshme jo vetëm për kompaninë, por edhe për punëtorët. Do të garantojmë siguri në punë, dinjitet për ta dhe për çdo punëtor në Kosovë, duke punuar për implementimin e Marrëveshjes Kolektive”, ka thënë Hamza.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika