PDK: Ministria e Infrastrukturës ka keqpërdorur 9 milionë euro

Partia Demokratike e Kosovës, ka akuzuar Ministrin e Infrastrukturës Liburn Aliu dhe zëvendësin e tij Hysen Durmishi, për keqpërdorim të 9 milionë eurove. Sipas PDK-së, janë nënshkruar 42 kontrata një burimore, për shumicën e të cilave janë dhënë punë shtesë. Kjo parti ka paralajmëruar se do të ushtrojnë padi ndaj Ministrisë së Infrastrukturës

Konferenca e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka akuzuar Ministrinë e Infrastrukturës, respektivisht ministrin Liburn Aliu dhe zëvendësin e tij Hysen Durmishi, se kanë keqpërdorur rreth 9 milionë euro.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për media tha se kjo ministri ka nënshkruar 42 kontrata një burimore, për shumicën e të cilave sipas Tahirit janë dhënë punë shtesë.

Ai ka bërë të ditur se do të përgatisin një padi në lidhje me këtë rast.

“Ministria e udhëhequr nga Liburn Aliu dhe bashkë hisedari i tij Hysen Durmishi, për një vit, kanë lidhur gjithsej 42 kontrata për punë shtesë në vlerë mbi 9 milionë euro, të cilat nuk janë zhvilluar përmes procedurave të rregullta të prokurimit”, ka deklaruar Tahiri.

Abelard Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së

Ai ka theksuar se  nënshkrimi i 42 kontratave një burimore nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në vendin tonë. Sipas tij kjo është një aferë korruptive me të cilën duhet të merret prokuroria.

“Në këtë sipërmarrje korruptive, ekipet tona të juristëve dhe ekonomistëve kanë evidentuar një numër të konsiderueshëm të shkeljeve, të cilat jo vetëm që shkelin dispozitat e ligjit, por përbëjnë aktivitet të hapur korruptiv dhe vepër të pastër penale  dhe të cilat do të duhej e do të duhet të trajtohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.”, ka shtuar ai.

Kurse deputetja tjetër e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se në shtatë kontrata të nënshkruara nga Ministria e Infrastrukturës, janë plotësuar paraprakisht çmimet, madje sipas saj në njërën prej tyre përveç çmimit është vendosur edhe emri i kompanisë.

“Mbi 90 për qind e këtyre kontratave e kanë kaluar vlerën, gjë që dëshmon për procese të montuara, keq planifikim, tejkalim të kufirit buxhetor, duke i shkaktuar kështu buxhetit dëme prej 10 për qind të kontratave bazë, e kjo vlerë nënkupton mbi 9 milionë euro”, ka thënë ajo.

Hoxha, shtoi se shumica e këtyre 42 kontratave janë të nënshkruara nga zëvendës ministri Hysen Durmishi, e që sipas saj kjo përbën shkelje të ligjit, dhe nuk ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë, sepse nuk është anëtar i qeverisë.

“Shkelje tjetër ligjore, që karakterizon katër kontrata është mospublikimi i tyre së bashku me kushtet e kontratës. Si shkelje tjetër është edhe nënshkrimi i shumicës së kontratave nga zëvendësministri Hysen Durmishi”, theksoi Hoxha.

Bernard Nikaj, anëtar i PDK-së

Ndërsa, më i ashpër se dy bashkëpartiakët e tij ishte anëtari tjetër i PDK-së, Bernard Nikaj. Nënshkrimin e këtyre kontratave ai e cilësoi si ndërmarrësi korruptive.

Sipas tij “pushtetarët kanë ndarë nën tavolinë, rreth 9 milionë euro nga taksat e qytetarëve”.

Ai bëri të ditur se ditëve në vijim PDK-ja do të përgatis kallëzim penal për secilin akter të përfshirë.

Më poshtë gjeni listen e kontratave  për të cilat PDK, pretendon se janë një burimore.

Lista e kontratave
lista 2
lista 3
lista 4
lista 5

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika