PDK në Prishtinë: Me planin e ‘Kalabrisë’ po provohet të përsëritet Badoci

"Në Badoc, Përparim Rama u mundua që ta tjetërsojë pronën publike për të akomodu kërkesat e disa kompanive të ndërtimit të afërta me të. Në planin e propozuar për lagjen Kalabria, prapë mbi 15 hektarë të pronës publike po vihen në shërbim të disa kompanive të ndërtimit".

Ish-drejtoresha e Arsimit në kryeqytet nga radhët e PDK-së, Besianë Musmurati, ka thënë se në planin e propozuar nga kryetari Përparim Rama rreth 15 hektarë, po u vihen në shërbim disa kompanive të ndërtimit.

Teksa ka përmendur rastin me pronën publike në Badoc, Musmurati ka thënë se Rama është shndërruar në një zyre projektuese që nuk e sheh pronën publike si hapësirë për qytetarët.

“Në Badoc, Përparim Rama u mundua që ta tjetërsojë pronën publike për të akomodu kërkesat e disa kompanive të ndërtimit të afërta me të. Në planin e propozuar për lagjen ‘Kalabria’, prapë mbi 15 hektarë të pronës publike po vihen në shërbim të disa kompanive të ndërtimit. Në të dyja rastet, në Badoc dje dhe në ‘Kalabri’ sot, Përparim Rama po tregon që është shëndrruar në një zyre projektuese që nuk e sheh pronën publike si hapësirë për qytetarët, por veç si tokë për ndërtim.

PDK-ja në Prishtinë ka qenë gjithmonë e qartë sa i përket Badocit – prona publike nuk mund të tjetërsohet me asnjë kusht. Faktikisht, ra Badoci dhe u ndamë”, ka shkruar ajo, në Facebook.

Ajo ka thënë se ky plan nuk do ta ketë votën e PDK-së, pasi po tentohet të kontrabandohet prona publike ne kurriz të banorëve.

“Rrjedhimisht, PDK-ja nuk ka votë për ketë plan të ‘Kalabrisë’, përmes së cilit po provohet të kontrabandohet prona publike në kurriz të banorëve. Ne nuk e kemi anuluar planin e kaluar, që sot të miratojmë një tjetër plan që ka synim akomodimin e interesave të disa kompanive të ndërtimit. Kjo më së miri shpërfaqet aty ku sot është Stacioni i Autobusëve, ku mbi 15 hektarë tokë publike po parashihet të ipen për kompani të ndërtimit. Përpjekja me Badocin dje, me Stacionin e Autobusëve sot, me Pishinën e Gërmisë dhe me kushedi se çfarë hapësire publike tjetër nesër, tregon qartë për çfarë qëndron Përparim Rama. Kjo gjithashtu tregon edhe për çfarë PDK-ja do të jetë gjithmonë kundër.

‘Ulpiana’, ‘Dardania’ e ‘Bregu i Diellit’ janë lagje të Prishtinës që janë zhvillu para më shumë se 40 vjetësh. Vlera e këtyre lagjeve qëndron pikërisht mbi faktin se si janë planifikuar. E sot në vitin 2024 po tentojmë të krijojmë lagje që që janë më pak të jetueshme sepse tjetërsojnë pronën publike. Jo me votën tonë”.

“PDK-ja në Prishtinë gjithmonë do t’i mbështesë planet, të cilat kanë në qendër interesin e qytetarëve, janë të jetueshme dhe mbrojnë pronën publike. Do të votojmë planin e ‘Kalabrisë’ atëherë kur respekton banorët, rritë vlerën e tokës së tyre, por edhe e krijon një ambient të jetueshëm për ta”.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika