PDK në Prishtinë: Me planin e ‘Kalabrisë’ po provohet të përsëritet Badoci

Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, ka njoftuar se kjo parti politike nuk ka votë për planin e Kalabrisë. Sipas saj, plani aktual që e ka propozuar kreu i kryeqytetit, Përparim Rama, nuk përmban elementet e duhura ligjore dhe urbanistike

Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha dhe ansambleisti Leutrim Retkoceri në konferencë për media më 31.05.2024

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha dhe asambleisti Leutrim Retkoceri, në një konferencë për media, kanë njoftuar se dega e Partisë Demokratike në Prishtinë kërkon që “plani i ‘Kalabrisë’” të revidohet, përndryshe, sipas saj, nuk do të përkrahet nga PDK.

Sipas Retkocerit, në Badoc kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është munduar ta tjetërsojë pronën publike për t’i akomoduar kërkesat e disa kompanive të ndërtimit të afërta me të.

“Ndërkaq, në planin e propozuar të Përparim Ramës për lagjen ‘Kalabria’, prapë mbi 15 hektarë të pronës publike, po vihen në shërbim të disa kompanive të ndërtimit. Në të dyja rastet, në Badoc dje dhe në ‘Kalabri’ sot, Përparim Rama po tregon që është shndërruar në një zyre projektuese që nuk e sheh pronën publike si hapësirë për qytetarët, por veç si tokë për ndërtim”, ka thënë Retkoceri.

Ndërkohë, deputetja Eliza Hoxha ka njoftuar se PDK-ja nuk ka votë për planin e “Kalabrisë”. Sipas saj, plani aktual që e ka propozuar kreu i kryeqytetit nuk përmban elementet e duhura ligjore, praktike dhe urbanistike.

Hoxha ka ftuar të gjithë publikun, përfshirë arkitektët, që të shikojnë planin dhe të bëhen aktiv në mbrojtjen e interesit publik.

“A nuk duhet të na vije keq që ende i referohemi lagjeve ‘Ulpiana’, ‘Bregu i Diellit’ e ‘Dardania’ si lagjet më të mira e më cilësore për të jetuar? A nuk na vije keq që për 40 vite nuk kemi arritur të prodhojmë një plan e një lagje të re në qytet që do të ishte shembull i mirë dhe model për t’u ndjekur?” , ka thënë deputetja.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika