PDK: Nga marrëveshja finale me njohje në qendër, në marrëveshje të përkohshme me Asociacion në qendër

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se "kryeministri Kurti hoqi dorë nga qëndrimet dhe kushtet e tij para interesave personale dhe ambicieve për të qëndruar në pushtet. Ndërkaq, si rrjedhojë, Kosova humbi njohjen e ndërsjellë me Serbinë, ndërsa fitoi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe"

Në një komunikatë për media, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se nga marrëveshja finale me njohje në qendër, është arritur marrëveshja e përkohshme me Asociacion në qendër.

“Partia Demokratike e Kosovës e cilëson si mundësi të humbur për Republikën e Kosovës pranimin e propozimit evropian nga ana e kryeministrit Kurti, i cili dokument është i pamjaftueshëm për arritjen e qëllimeve shtetërore të vendit tonë”, ka thënë PDK-ja.

“Kryeministri Kurti hoqi dorë nga qëndrimet dhe kushtet e tij para interesave personale dhe ambicieve për të qëndruar në pushtet. Ndërkaq, si rrjedhojë, Kosova humbi njohjen e ndërsjellë me Serbinë, ndërsa fitoi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, ka shtuar PDK.

Partia opozitare ka theksuar se “në propozimin zyrtar nuk flitet për njohjen nga pesë vendet mosnjohëse të BE-së, nuk flitet për hapjen e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, as për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE”.

“Përkundrazi, aty flitet për kompetenca të zgjeruara për komunitetin serb, që rrezikojnë të çojnë drejt autonomisë substanciale, dhe, po ashtu, flitet për statusin e veçantë për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, që rrezikon të çojë drejt ekstraterritorialitetit”.

Tutje, në komunikatë, PDK-ja ka potencuar se e ka inkurajuar kryeministrin Kurti që të koordinohet me aleatët ndërkombëtarë në lidhje me marrëveshjen finale me njohjen e ndërsjellë në qendër.

Mes tjerash, PDK-ja ka theksuar se kryeministri ka injoruar çdo ndihmë e këshillë që i është dhënë “dhe kokë më vete e në kundërshtim me interesat afatgjate të Republikës së Kosovës, përmes veprimeve dhe politikave të gabuara, degradoi pakthyeshëm procesin e dialogut”.

“Rrjedhimisht, ai mundësoi zëvendësimin e marrëveshjes finale me njohjen e ndërsjellë në qendër, me një marrëveshje të përkohshme me Asociacionin në qendër. Pikërisht, ashtu siç ka synuar Serbia në këtë proces të dialogut”, thuhet tutje në komunikatën për media të PDK-së.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika