PDK pas vendimit të Kurtit për targa: E ka sjellë Kosovën në pozitë të pafavorshme në raport me SHBA-të

PDK-ja ka deklaruar se vendimi i Qeverisë në lidhje me targat në veri të vendit, e vërteton përsëri faktin se kryeministri Albin Kurti edhe po tërhiqet nga zbatimi i vendimeve të tij, edhe po e vendos Kosovën në pozicione të kundërta me partnerët ndërkombëtarë

Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i PDK-së, Bernard Nikaj, gjatë konferencës për media. Më 29 tetor 2022.





Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i PDK-së, Bernard Nikaj, pas vendimit të kryeministrit, Albin Kurti, për targa, ka deklaruar se Kurti po e vendos Kosovën në pozitë të pafavorshme në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nikaj ka theksuar se Kurti edhe po tërhiqet nga zbatimi i vendimeve të tij, edhe po vendos Kosovën në pozicione të kundërta me partnerët ndërkombëtarë.

“Kurti ka vendosur në mënyrë të njëanshme ta shtyjë zbatimin e vendimit për gati gjashtë muaj, duke u tërhequr nga qëndrimi i tij, por edhe duke sjellë Kosovën në pozitë të pafavorshme në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë”, ka deklaruar ai gjatë një konference për media.

Ndërsa, sipas PDK-së, kjo qasje joserioze, Kosovën po e shndërron në palë destruktive dhe po e vë në pikëpyetje mbështetjen ndërkombëtare për vendin, dhe mbi të gjitha nuk po arrin realizimin e asnjë objektivi shtetëror.

Ai ka thënë se në këtë situatë qëllimi i Qeverisë duhet të ishte ose zbatimi pa shtyrje të mëtejmë të vendimit legjitim në funksion të sundimit të ligjit edhe në veri të vendit ose koordinimi i plotë me partnerë ndërkombëtarë për të fuqizuar pozicionin e Kosovën në procesin e dialogut.

“Por, me vendimin e qeverisë nuk u arrit asnjë nga këto qëllime”, ka deklaruar Nikaj.

Ai ka shtuar se tani nuk do të ketë as targa RKS në veri, dhe se zyrtarisht SHBA-ja përfshirë edhe sekretarin, Anthony Bliniken, janë shprehur të zhgënjyer me vendimin e Qeverisë.

“Në një situatë e tillë në raport me SHBA-në, Kosova nuk e ka pasur asnjëherë në të kaluarën”.

Ai e ka quajtur këtë një qasje joserioze, e cila sipas tij, Kosovën po e shndërron në palë destruktive dhe po e vë në pikëpyetje mbështetjen ndërkombëtare për vendin.

Ndërsa, Kurti ka arsyetuar vendimin duke thënë “Kemi ardhur në përfundim të sjellim propozim një vendim që bën sekuencim dhe shkallëzim të sanksioneve me rastin e zbatimit të këtij vendimi. Për tri javë, nga 1 nëntori deri më 21 nëntor do të jetë masa e qortimit, pastaj për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes, dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë më 21 prill s’mund të ketë sepse s’mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës. Pra me këtë rast me këtë sekuencim dhe shkallëzim ne tregojmë seriozitetin tonë që padyshim ta zbatojmë vendimin që kemi marrë e t’u japim shanse të gjithë atyre që dëshirojnë të integrohen”.

Po ashtu, ai në mbledhjen e 103 të qeverisë, ka thënë se vendimi për riregjistrim të targave nga ilegale në legale nuk po ndryshohet, por vetëm po shkallëzohet.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika