Të hënën e tetë gushtit, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Vlora Çitaku dhe anëtari i kësaj partie, Uran Ismaili së bashku me Sekretarin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj kanë pritur në takim Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.
Në këtë takim, ata kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit pas forcimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.
Ambasadorja Ziv ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj për ta ndihmuar Kosovën në sektorë të ndryshëm.
Sipas njoftimit të PDK, thuhet se kjo parti si lidere e opozitës në Kosovë është e angazhuar në ruajtjen dhe kultivimin e raporteve të mira me shtetet aleate dhe sjelljen e investimeve të huaja në vend.