PDK propozon 9 qershorin si datë për zgjedhje

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se tashmë e kanë datën e zgjedhjeve, por se sipas tij, pushteti po i frikësohet kësaj date

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka propozuar 9 qershorin si datë për zgjedhje të parakohshme.

Në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës ku u diskutua për tenderët njëburimorë janë përmendur edhe zgjedhjet.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se tashmë e kanë datën e zgjedhjeve, por, sipas tij, pushteti po i frikësohet kësaj.

Sipas Tahirit, pozita ka vetëm lojë fjalësh dhe nuk guxon ta shpërndajë kuvendin me këtë datë.

“PDK tashmë e ka propozuar një datë për zgjedhje dhe ajo është 9 qershor, por marrë parasysh josinqeritetin e këtyre dhe frikën për të shkuar, ne e dimë që ajo ka qenë vetëm një lojë fjalësh sepse këta nuk guxojnë ta shpërndajnë kuvendin më 9 qershor. Nuk mundet me kaq lehtësi dhe me këtë sportivitet kaq të madh me anashkalu votimin e një komisioni hetimor”, ka thënë Tahiri.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika