PDK propozon Bedri Hamzën për kryeministër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pritet ta propozojë sot Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pritet që ta propozojë sot Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Kreu i PDK-së ka ftuar sot konferencë për media, ndërsa sipas burimeve të Portalit Dukagjini brenda PDK-së, lideri i kësaj partie pritet që në këtë konferencë do të dalë me propozimin zyrtar që kryetari aktual i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, të jetë kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e reja parlamentare.

Kjo konferencë pritet të mbahet sot duke filluar nga ora 15:00 në selinë e PDK-së në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika