PDK refuzon ftesën e Kurtit për takim

Ndryshe nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, të cilët e kanë pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për takim, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka refuzuar atë

Memli Krasniqi.





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka refuzuar ftesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për takim me liderët e opozitës i cili ishte paraparë të zhvillohej të martën e 30 gushtit.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se është i gatshëm për takim vetëm kur procesi i dialogut të ketë avancim dhe diskutim konkret mbi arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

“Nuk konsideroj se në këtë moment ka një situatë emergjente për t’u takuar e për të diskutuar për këto përgjëgjësi tuajat. Megjithatë, unë mbetem i hapur dhe i gatshëm që të takohem me ju në momentin kur të ketë avancim të procesit të dialogut dhe diskutim konkret për arritjen e marrëveshjes finale, që ka për qëllim njohjen e ndërsjellë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai e ka ritheksuar qëndrimin e PDK-së karshi dialogut.

“Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës mbetet i njëjtë dhe konsistent, në mbështetje të Dialogut, të fokusuar në arritjen e marrëveshjes finale, që sjell njohjen e ndërsjellë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe që mundëson anëtarësimin e Kosovës në OKB, NATO dhe BE, duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, shtoi Krasniqi.

I pari i PDK-së, ka potencuar se në procesin e dialogut, PDK-ja ia ka dhënë hapësirën e nevojshme qeverisë për të kryer detyrat në mbrojtje të interesave të vendit, duke konsideruar se ky proces është i pa alternativë për arritjen e paqes dhe qëllimeve tona shtetërore.

“Sepse, Dialogun me Serbinë asnjëherë nuk e kemi parë si betejë të brendshme politike. Aktualisht, e tëra që po shohim është se dialogu ka rrëshqitur në nivel teknik, duke përfshirë riciklimin e marrëveshjeve të kaluara. Sa i takon zbatimit të përgjegjësive që keni si udhëheqës i Dialogut, unë iu inkurajoj që të vazhdoni angazhimin tuaj dhe te qeverisë për respektim të vendimeve të ligjshme që sigurojnë reciprocitet në raport me Serbinë, si dhe sundim të ligjit dhe lëvizje të lirë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.

Ndryshe, kyetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka pranuar ftesën e  Kryeministrit Kurti megjithëse kishte pritur një proces më transparent dhe njëherësh, më gjithëpërfshirës rreth procesit të dialogut.

“Ftesa e Kurtit vjen me vonesë, por meqë besoj se çështjet kombëtare duhet të jenë mbi politikën ditore, do ta pranoj këtë ftesë”, ka shkruar Abdixhiku.

Një reagim i tillë vie pasi ftesa e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas lajmërimit se do të ftonte liderët opozitarë për të biseduar para takimit të arshsëm në Bruksel, vie me vonesë.

Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Kurti për një bashkëbisedim lidhur me takimet e fundit që janë zhvilluar në Bruksel, në kuadër të dialogut.

Ai ka thënë se për të dhe partinë që ai udhëheq, çështja e dialogut për njohje, gjithmonë ka qenë çështje mbipartiake.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika