PDK bashkë me Organizatën e Veteranëve të UÇK-së bëjnë homazhe në Prekaz

Partia Demokratike e Kosovës, bashkë me Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, kanë shkuar në Prekaz në shenjë nderimi për dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës

PDK dhe organizata e veteranëve në Prekaz





Partia Demokratike e Kosovës, së bashku me Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Nga PDK, kanë qenë të pranishëm deputetët e kësaj partie, si dhe nënkryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.

Vlora Çitaku ka thënë se nga Prekazi ka nisur gjithçka, dhe ka shumë familje që dhanë shumëçka për liri. Ajo tha se ka ende qytetarë qe janë duke paguar për lirinë.

Veteranët e UÇK-së

Festën e 28 Nëntorit, e ka uruar edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili i ka cituar figurat e shquara të kombit shqiptar, si Skënderbeu, Ismail Qemaili dhe komandantin Adem Jashari.

“Sot, dy shtete e miliona zemra që rrahin shqip në mbarë botën e lirë, të rritur mbi shpatullat e gjigantëve! Fitimtarë, sepse jemi në të drejtën tonë – fitimtarë do të dalim edhe në luftën e fundit për drejtësi”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Në emër të OVL-UÇK ka folur Faton Klinaku, i cili ka uruar festën e 28 Nëntorit, duke thënë se është edhe dita kur UÇK ka dalë publikisht.

Ai ka thënë se këtë festë e uron edhe në emër te bashkëluftëtarëve qe janë prapa grilave në Hagë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika