PDK: Vendimi i GJND-së e vulosi të drejtën e Kosovës si shtet

Në përkujtim të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 22 korrik 2010, që e konstatoi shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare, PDK-ja theksoi se ky vendim konfirmoi përfundimisht statusin e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, duke e cilësuar si sukses historik të popullit dhe shtetit të Kosovës

PDK

Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë kishte konstatuar se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare.

Në përkujtim të kësaj dite, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se ky vendim e vulosi përfundimisht të drejtën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

“Shpallja e pavarësisë si suksesi më i madh historik i popullit dhe shtetit tonë, pasqyron vullnetin dhe përpjekjen për shtetformim e shtetndërtim të një lidershipi vizionar, në koordinim me aleatët ndërkombëtarë, me angazhim e përkushtim për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë për secilin qytetar”, thuhet nga ana e PDK-së.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika