PE miraton rezolutën për Serbinë, bën thirrje për hetim ndërkombëtar për parregullsitë në zgjedhje

Deputetët e Parlamentit Evropian të enjten kanë miratuar një rezolutë që kërkon hetim të pavarur ndërkombëtar për parregullsitë në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të dhjetorit në Serbi, me fokus të veçantë në zgjedhjet e Beogradit

Një seancë plenare e Parlamentit Evropian. Fotografi nga arkivi.

Deputetët e Parlamentit Evropian të enjten kanë miratuar një rezolutë që kërkon hetim të pavarur ndërkombëtar për parregullsitë në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të dhjetorit në Serbi, me fokus të veçantë në zgjedhjet e Beogradit.

Për rezolutën kanë votuar 461 eurodeputetë, kundër 53 deputetë dhe 43 abstenuan.

Në rezolutë është thënë që të pezullohen ndihmat financiare të Bashkimit Evropian për Serbinë, në rast se hetimi gjen se autoritetet serbe kanë qenë të përfshira në mashtrimin me vota, ka raportuar mediumi serb Nova.

Tutje, në rezolutë janë përmendur një varg parregullsish gjatë zgjedhjeve të 17 dhjetorit, si fryrja e listave të votuesve, përfshirja e emrave të personave të vdekur, shkeljet gjatë votimit, votime në grup, sulme fizike, votuesit që me autobusë u dërguan në Serbi nga vendet fqinje, blerja e votës, që kryeministrja Ana Bërnabiq publikisht e ka falënderuar shërbimin inteligjent të Rusisë për informacionet mbi aktivitetet e opozitës.

Zgjedhjet në Serbi i fitoi me shumicë votash partia e presidentit Aleksandar Vuçiq.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika