PE: Të fillojnë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Të enjten e 19 majit Parlamenti Evropiane (PE), kanë votuar raportonin e procesit të aderimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në Bashkimin Evropian

Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian e ka votuar raportin e procesit e aderimit, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i hapen bisedimet për anëtarësimi ne Bashkimin Evropian.

Në PE ishte  miratuar me shumicë dërrmuese, me 519 vota pro, 52 kundër dhe 28 abstenime.

Këshilli i Ministrave në Bashkimin Evropian nga e enjtja e 19 majit duhet që në mënyrë zyrtare t’i negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë edhe Maqedoni e Veriut.

Ata kanë vënë në dukje kontekstin gjeostrategjik të marrëdhënieve me Rusinë dhe agresionin e saj kundër Ukrainës.

Rezultatet e votimit në Parlementin Evropian

Eurodeputetët i bëjnë thirrje BE-së për të vlerësuar “orientimin strategjik dhe angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin evropian”, duke shprehur “mbështetjen e tyre të qartë për transformimin demokratik të vendit dhe aspiratën për anëtarësim në BE”.

Nuk ka munguar dhe thirrja nga ana e tyre që Shqipëria të vazhdojë dhe të intensifikojë përpjekjet e saj për të funksionuar në mënyrë më efikase gjyqësore, për të forcuar demokracinë, shtetin e së drejtës dhe ekonominë.

“Raporti im për procesin e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian sapo u miratua nga seanca plenare e Parlamentit Evropian me shumicë dërrmuese. Evropa nuk mund të zhgënjejë popullin shqiptar dhe një vend që është përpjekur të zbatojë të gjitha hapat e nevojshëm për pranimin. Koha për të kaluar në negociata formale”, shkroi Santos.

Isabel Santos

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Isabel Maria Santos, gjatë seancës plenare të PE-së, ka prezantuar gjetjet në lidhje me ecurinë e vendit në lidhje me procesin e integrimit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika