Peach arrin në Presidencë, takohet me Osmanin

Ekipi i RTV Dukagjini, i cili po raporton drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes, bëri të ditur se i dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Peach ka arritur në Presidencë

I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, ka arritur në Presidencë për të zhvilluar takimin e paralajmëruar me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Këtë e bëri të ditur ekipi i RTV Dukagjini, i cili po raporton drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes.

Sipas njoftimit të Presidencës, takimi është planifikuar të mbahet në orën 15:00, pasditen e së enjtes.

Ndryshe, Peach do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e zyrës së kryeministrit ku thuhet se takimi do të zhvillohet në orën 16:00.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika