Peach takon në Beograd komandantin e ushtrisë serbe, në fokus Kosova

Stuart Peach, I Dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, ka vazhduar vizitën e tij në Beograd dhe ka mbajtur takime kyçe me personalitete të rëndësishme serbe. Në një takim me shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave serbe, Milan Mojsiloviq, ata kanë shkëmbyer pikëpamje në lidhje me situatën rajonale dhe botërore, me një fokus të veçantë tek marrëdhënia me Kosovën

I Dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach ka vijuar me vizita derisa po qëndron në Beograd.

Këtë të shtunë ai ka zhvilluar takim me shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave serbe, Milan Mojsiloviq.

Sipas një njoftimi, ata kanë shkëmbyer opinione mbi situatën aktuale rajonale dhe botërore, derisa fokusi ka qenë tek marrëdhënia me Kosovën.

Mojsiloviq ka thënë se forcat e tyre ushtarake grumbullohen sipas marrëveshjes teknike-ushtarake që ka shtuar se është në përputhje me Rezolutën 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“KFOR-in e njohim si garantuesin e vetëm të sigurisë dhe popullatës serbe, si dhe trashëgimisë tonë kombëtare, kulturor, historike dhe fetare”, ka thënë ai.

Peach një ditë më parë ka takuar edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministren Ana Bërnabiq dhe ministrin e jashtëm, Ivica Daçiq./ EO

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika