Peci: 354 euro është pakoja e perkrahjes për fermerët

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se pakoja e përkrahjes për fermerët është 354 euro, në të cilën përfshihen edhe shpenzimet e naftës, që sipas Pecit është ndryshe nga vitet tjera





Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në emisionin Debat Plus, ka treguar se pakoja e përkrahjes për fermerët është 354 euro në muaj, përfshirë këtu edhe shpenzimet e naftës dhe nevojave tjera për punimin e tokave.

I pyetur nga paneli në studio se a janë të mjaftueshme në këtë rritje të çmimeve, Peci ka shtuar se për këtë nuk kemi se çfarë të bëjmë ne, sepse është problem kudo.

“Kosova nuk është fuqi ekonomike që mund të stabilizojë çmimin e naftës”, ka thënë Peci.

Megjithatë Peci kë shtuar se në këtë krizë Kosova fermerin e Kosovës e ka shëndrruar në fermerin më të përkrahur në rajon.

‘”Fermeri në Kosovë është më i përkrahur se në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të veriut. Ne e kemi pasur 150 euro përkrahjen për hektar në grurë e kemi bo 474 euro”, është shprehur Peci.

Peci ka shpjeguar se përkrahja që ju ofrohet fermerëve është e katërfishtë, që përfshinë; sipërfaqen 150 euro, plehërimi 150 euro, nafta 54 euro. Dhe minimum 120 euro rendiment.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika