Peci akuzon Ramën e Prishtinës: Po bllokon përfitimin e 160 milionë eurove

"Qartësojmë për qytetarët e Kosovës, se bllokimi i ndërtimit të Objektit të MBPZHR-së, ndër të tjerat mohon përfitimin e 160 milionë eurove për bujqësinë vetëm në vitin e parë nga akreditimi në IPARD, si dhe liron buxhetin e shtetit nga barra e qirasë së lartë"

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Faton Peci, e ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramës, se është duke bllokuar ndërtimin e objektit të MBPZHR-së dhe kështu po mohon përftimin e 160 milionë eurove për bujqësinë.

Sipas Pecit, është dita e 42-të e kalimit të afatit kohor që Rama ka “mohuar pajisjen e MBPZHR-së me kushtet e ndërtimit të objektit”.

“Rikujtojmë se Përparim Rama dhe Ekzekutivi i Komunës së Prishtinës ka zvarritur në vazhdimësi përgjegjësitë ligjore të cilat iu takojnë karshi kërkesave tona respektivisht të MBPZHR-së, siç janë përgjegjësitë ndaj aksioneve të inspektorëve!

Qartësojmë për qytetarët e Kosovës, se bllokimi i ndërtimit të Objektit të MBPZHR-së, ndër të tjerat mohon përfitimin e 160 milionë eurove për bujqësinë vetëm në vitin e parë nga akreditimi në IPARD, si dhe liron buxhetin e shtetit nga barra e qirasë së lartë. Njëherit ky objekt do të akomodojë zyrtarët e institucionit tonë dhe agjencive përkatëse ekzekutive”, ka shkruar Peci në Facebook.

Më tej Peci ka thënë se “përkundër dhjetra takimeve dhe shkresave zyrtare duke përfshirë emailin direkt në adresë të tijën”.

“Ne mbesim të bllokuar me arsyet banale dhe fiktive të zyrtarëve komunal të llojit të:

I është sëmurë babai njërit prej zyrtarëve;

Zyrtari kompetent është në pushim vjetor,

Kemi bërë disa lëshime teknike, javën tjetër ua lëshojmë;

Zyrtarit i është sëmurë kunata; e kështu me rradhë.

Rikujtojmë se Përparim Rama dhe Ekzekutivi i Komunës së Prishtinës ka zvarritur në vazhdimësi përgjegjësitë ligjore të cilat iu takojnë karshi kërkesave tona respektivisht të MBPZHR-së, siç janë përgjegjësitë ndaj aksioneve të inspektorëve!”, ka shtuar më tej Peci.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika