Peci: Brenda 2 javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se brenda dy javësh do të hapet thirrja për aplikim në Programin e pagesave direkte, subvencione 2025. 

Përmes një njoftimi në Facebook, Peci ka thënë se këtë vit kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt forcimit të transparencës dhe meritokracisë, duke shtuar se procesi i subvencionimit do të monitorohet me teknologjinë të avancuar, përfshirë imazhet satelitore të fundit. 

“Kjo do të mundësojë një verifikim milimetrik të çdo prone bujqësore, duke siguruar një proces të drejtë dhe eliminimin e çdo tentative për abuzim”, ka shkruar Peci në Facebook.

Po ashtu, ai u ka bërë thirrje fermerëve që pas dy javësh të aplikojnë në mënyrë korrekte, dhe të përfitojnë nga ky program.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika