Peci: Do të realizojmë kompensimin e dëmeve në bujqësi

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar zonat e prekura nga përmbytjet në komunën e Gjakovës. Gjatë vizitës, ministri ka thënë se dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë nga vërshimet do të kompensohen pas vlerësimit, duke shtuar se ekzetutimi i pagesave do të fillojë nga muaji nëntor

Ministri i bujqësisë, Faton Peci gjatë vizitës në Gjakovë 18.09.2022

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vizituar komunën e Gjakovës pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e shiut të shtunën e 17 shtatorit.

Peci, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se të gjitha dëmet e shkaktuara në bujqësi nga përmbytjet do të kompensohen nga MBPZHR-ja.

“Vizitova sot Komunën e Gjakovës së bashku me zv. Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, për t’u parë më nga afër me dëmet e shkaktuara në bujqësi nga reshjet që mbizotëruan këtë fundjavë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Peci.

Ministri Faton Peci në takim me kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini 18.09.2022

Ministri gjatë vizitës në Gjakovë është takuar edhe me kryetarin e kësaj komune, Ardian Gjini, nga i cili është njoftuar më detajisht për zonat e prekura nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe ecurinë e procesit të vlerësimit të dëmeve.

Ndër të tjera, Peci ka shkruar se gjithë dëmet në fushën e bujqësisë do të kompensohen pasi të bëhet vlerësimi.

“Si Ministri, edhe këtë vit do të realizojmë kompensimin e dëmeve në bujqësi. Këto dëme do të kompensohen pas vlerësimit të raporteve që do t’i sjellin drejtoritë komunale për bujqësi”, ka vijuar ai.

Më tej, Peci ka shtuar se kompensimi i dëmeve do të fillojë në muajin nëntor.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika