“Peci duhet të jap dorëheqje”, Jahaj: Gratë e Krushët përfaqësojnë luftën dhe ringjalljen e një grupi të grave

Analisti, Kastriot Jahaj ka deklaruar se ministri i Bujqësisë, Faton Peci duhet të kërkojë falje publike Fahrije Hotit dhe KB Krusha për referimet publike në reagimet e tij ndaj anulimit të një subvencioni në vlerë të 100 mijë eurov të Korporativës Bujqësore.

Jahaj theksoi se përpos kërkim faljes publike të Pecit, duhet të jetë edhe dorëheqja e tij nga pozita e ministrit dhe hapja e dyerve të hetimit nga institucionet kompetente të drejtësisë.

Analisti, Jahaj në “Debat Plus” të Televizionit Dukagjini tha se gratë e Krushës në Kosovë përfaqësojnë dy periudha kohore shumë të “ndjeshme” dhe të rëndësishme në historikun e luftës dhe pasluftës.

“Gratë e Krushës duhet të kemi parasysh që ato i përfaqësojnë dy periudha kohore shumë të ndishme. E para përfaqësojnë vendin ku është dëmtuar nga lufta më së shumti dhe së dyte ato janë zani jonë, për shkak se përfaqësojnë ringjalljen e një grupi të grave ku ju kanë vra djemtë dhe burrat. Atë fushatë për etiketimin e Krushës, I ka nisur Peci e jo mediat., Peci ka dashur të bëjë fiskultuara për largimin e vëmendjes ndaj skandaleve. Do gra që përfaqësojnë  ringjalljen e grave në Kosovë, ka dale dhe I ka akuzu për hajni. Ministri Peci duhet të kërkojë falje dhe duhet të jap dorëheqje për mbrojtjen e tenderave dhe subvencioneve. Peci me qenë që përfaqëson një mendësi të qeverisjes demokratike dhe I jep llogari qytetarëve, ai kërkon falje zonjes Hoti, jep dorëheqje dhe i hap rrugë  krejt komisioneve disiplinore, rishikuese, prokurorisë, policisë me I hetu ato raste”, tha Jahaj.

Jahaj shtoi se ministri Liburn Ali, i vetmi që i ka bërë thirrje prokurorisë për hetim ndërsa të tjerët e kanë sulmuar “prokurorinë, mediat dhe gazetarët” pa pikë nevoje.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika