Peci edhe në vikend i viziton qytetarët në fshatrat e Leposaviqit, u ndihmon ta punojnë tokën

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka vizatuar fshatra në katër komunat veriore të Kosovës, nga ku ka diskutuar me  qytetarë për nevojë që ata i akën lidhur me sektorin e Bujqësisë.

“Gjatë ditës së sotme vizituam fshatrat e Leposaviqit / Albanikut; Cerajën, Koshtovë e Vllahisë e Bistrisë, ku bashkëbiseduam me banorët rreth nevojave e angazhimeve të tyre lidhur me sektorin e bujqësisë”.

“Në fshatin Cerajë, takova Ahmetin dhe vëllezërit e tij me të cilët diskutuam rreth nevojës së rritjes së Fondit Blegtoral me theks të veçantë, tek bagëtitë e imta”, ka shkruar në Facebook ministri i Bujqësisë.

Sipas tij, Ministria e Bujqësisë do t’i ndaj 5 milionë euro për ngritjen e Fondit Blegtoral, nëpër mjet  Programit për Zhvillim Rural – Grante 2023.

“Ndërsa në Bistricë, me banorët e këtij fshati e gjithashtu edhe me vëllezërit e heroinës e dëshmores Fatime Hetemit, Dritonin e Bashkimin biseduam rreth potencialit zhvillimor që ka kjo zonë e ky fshat më konkretisht”, ka shkruar ai.

“Shaqir Hetemi, është njëri nga banorët e Bistricës përfitues nga Programi për Zhvillim Rural – Grante 2022, në vlerë prej 90.970,00€. Edhe pse vizita sot nuk u realizua,  rregullisht do të jemi në kontakt me Shaqirin dhe të gjithë përfituesit deri në finalizim të grantit me qëllim të të qënit dëshmitarë të ngritjes së kapaciteteve të fermave e agrobizneseve”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika