Peci: Mirëmëngjesi iu themi 3 mijë e 901 bujqve përfitues të mbi 5 milionë eurove

Peci ka treguar se Ministria e Bujqësi ka nisur ekzekutimi i pagesave për përfituesit e subvencioneve në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2022 për çdo kulturë bujqësore

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Faton Peci, ministri i Bujqësisë, iu ka thënë mirëmëngjesi 3 mijë e 901 bujqve të cilët janë përfitues të mbi 5 milionë eurove.

Tutje Peci ka treguar se ka nisur ekzekutimi i pagesave për përfituesit e subvencioneve në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2022 për çdo kulturë bujqësore.

“Vlera e proceduar për pagesë është 5, 161, 966. 81€ ndërsa numri i bujqve që do t’i përfitojnë këto mjete deri më tani është 3901”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

“Duke qenë se afati për sasinë e dorëzuar të grurit është data 2 shtator, edhe pagesën për këtë sasi, në vlerë prej 0.03 €/kg, MBPZHR – AZHB do ta bëjë pas kësaj date si pagesë të veçantë për të gjithë aplikuesit të kulturës se grurit që dëshmojnë sasinë e dorëzuar të grurit, bazuar në kriteret e parapara me Programin e Pagesave Direkte 2022, konkretisht Udhëzimin Administrativ Nr.02/2022”.

Sipas, Pecit dëshmia për sasinë e dorëzuar të grurit dorëzohet në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në Komunat përkatëse deri më 02 shtator 2022 në ora 16:00

Ai ka përfunduar duke thënë se  Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, po vazhdon shtypjen e vendimeve për të tjerë bujq përfitues

Sipas tij, në momentin e procedimit për pagesë të listës së radhës, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ,do iu mbajmë të informuar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika