Peci-Musliut: Diskursi yt është diskurs i partisë, bullizmi që ti e përdorë është veç shpërfaqje e Ganes së vërtetë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu Musliu tha se Osmani do të mbahet “si një grua që hyri në Presidencë me 100 kilogramë dhe do të dalë nga aty me 50 kilogramë”. Kjo ka nxitur reagimin e Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci i cili tha se vet Musli ishte viktimë e këtij diskursi dhe se e njëjta po përdorë gjuhë bullizuese ndaj Presidentes Osmani

Faton Peci, Ministër i Bujqësisë





Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar ashpër ndaj deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e cila  në një komentim të fjalimit të presidentes Vjosa Osmani në Kuvend, kritikoi atë duke përdoru një gjuhë që nxiti reagime.

Përmes një postimi në Facebook, Peci duke iu drejtuar Musliut ka thënë se ajo edhe PDK-ja janë “majmur duke e shfrytëzuar Kosovën si plaçkë lufte”.

“Gane, kilogramë për kilogramë, ti dhe partia jote jeni majmur duke e shfrytëzu Kosovën si plaçkë lufte. Milionat që keni ba ju nuk peshojnë me kg, por me okë. Keni hy në pushtet me panla e keni dalë milionerë. Keni hy të lodhtë e keni dalë të fuqishëm në mënyrë të frikshme. Kur keni hy as biçikleta nuk keni pasë, sot voziteni me marka veturash nga trendet që shihen në TV. Ky diskursi yt është diskurs i partisë, në fakt. Prej shprehjes “ma hangsh…”, e deri te fymjet të natyrave të tjera, janë bërë pjesë e “gjuhës parlamentare”, nga ti dhe bashkëpartiakët”, ka deklaruar Peci gjersa ka theksuar se bullizimi që Musliu përdorë paraqet një shpërfaqje të vërtet të saj.

Krahas kësaj, Peci i ka rikujtuar Musliut një thënie të ish-sekretares Albright.

“Për fund, po ta sjell në vëmendjen tuaj një thënie të mikes së madhe të Kosovës, ish-sekretares Albright: Ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk i mbështesin gratë!”, ka deklaruar ai.

Musliu tha se Osmani do të mbahet “si një grua që hyri në Presidencë me 100 kilogramë dhe do të dalë nga aty me 50 kilogramë”.

“Të gjykosh të tjerët për pamjen nuk është mirë, por meqenëse ti vet e paske bërë pamjen tënde pjesë të fjalimit vjetor atëherë na thuaj: A nuk është zmbrapsje ikja dhe operimi i lukthit në Turqi? Dhe atë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Si presidente ti do të mbahesh në mend veç si inatiçore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtëse deri në palcë! Meqë paske hyrë të kg. Po ta them troç: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg. Ti mund të jesh çkado përveç presidente”, kishte shkruar Musliu.





Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika