Peci ndryshe nga VV, thotë se edhe qeveritë e kaluara kanë bërë punë të mira

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se edhe qeveritë e kaluara kanë bërë punë të mira

Faton Peci, ministër i Bujqësisë

Rëndom partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, apo përfaqësuesit e tyre, thonë se gjithçka “është shkatërruar”, në kohën kur në pushtet ishin partitë e vjetra, LDK, PDK e AAK.

Por, ndryshe nga ta mendon ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Faton Peci.

Peci, i cili i takon Partisë Guxo, ka thënë se është kundër diskursit ku thuhet se në të kaluarën nuk është punuar asgjë.

Ai në Debat Plus, ka vlerësuar se edhe qeverisjet e kaluara kanë bërë punë të mira, porse sipas tij është dashur të bëhet edhe më shumë.

Jam ithtar i asaj që prej periudhës së pasluftës e deri tash e ka pas një ecje, Kosova ka ecë. Nuk mendoj që si shoqëri të tregohemi nihilist. Ka mundur Kosova të jetë në një pozicion më avancues… jam ithtar i asaj që qeveritë e kaluara kanë bërë edhe punë të mira. Kosova ka ecë, por i është dashur ecje sportive edhe sprint për t’i arritur objektivat tona si shtet”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika