Peci njofton për nisjen e vaksinimit kundër tërbimit të kafshëve

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se ka filluar vaksina kundër tërbimit, ku kjo sëmundje mund të bartet nga kafsha tek njeriu dhe është vdekjeprurëse

Ministri i Bujqesise, Faton Peci, rrjetin social "Facebook"

Ministri  i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka njoftuar se ka filluar vaksina kundër tërbimit, ku kjo sëmundje mund të bartet nga kafsha tek njeriu dhe është vdekjeprurëse.

Peci përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se fushata “Parandalojmë tërbimin, ruajmë shëndetin”, ka për qëllim ndërgjegjësimin e njeriut mbi sëmundjen e tërbimit dhe masat që ndërmerren për parandalimin e saj në vendit tonë.

Sipas ministrit Peci, ky aktivitet ndaj vaksionimit kundër tërbimit zhvillohet dy herë në dy faza, pranverore dhe vjeshtore.

“Vaksinimi bëhet përmes shpërndarjes së karrem vaksinave nga ajri me avionë por edhe në menyrë manuale, për të siguruar konsumimin e vaksinave nga kafshët e egra”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika