Peci: Opozita dhe Lista Serbe pamundësuan konstituimin e Kuvendit

Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Peci, ka akuzuar partitë opozitare dhe Listën Serbe se kanë pamundësuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe hapin e parë drejt formimit të institucioneve – zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Ajo që dihet është se Lista Serbe dhe opozita e pamundësuan konstituimin e institucioneve, ose hapin e parë – zgjedhjen e kryetarit”, ka theksuar Peci gjatë deklarimit për media.

Ai ka theksuar gjithashtu se të gjithë ministrat e zgjedhur deputetë nga VV-ja kanë ofruar dorëheqje para betimit si deputet, dhe se këto dorëheqje janë deponuar sipas procedurës – fillimisht te kryeministri në detyrë Albin Kurti, e më pas te ish-kryetari i Kuvendit në detyrë, Glauk Konjufca.

Peci u shpreh i bindur se nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore, dhe se qëndrimi i përkohshëm i ministrave në zyra bëhet për të shmangur çdo hendek institucional, që sipas tij, mund të interpretohej deri edhe si tradhti kombëtare.

“Largimi i menjëhershëm nga zyrat do të krijonte një hendek të madh. Dikush nesër mund të thoshte se kemi bërë vepër penale, deri në nivel të tradhtisë kombëtare”, ka deklaruar ai.

“Të gjitha ministrat kanë ofruar dorëheqje, mirëpo pavarësisht që kemi dhënë dorëheqje unë kthehem në zyrën e ministrit për shkak se largimi i kryeministrit në detyre dhe ministrave nga zyrat e ministrive për shkak se do të krijonte mundësia e krijimit të një hendeku të madh nënkupton që dikush nesër mund të thotë se kemi bërë vepër penale deri në nivel të tradhtisë kombëtare”, ka deklaruar ai.

Sipas Pecit, emri i ri për kryetarin e Kuvendit do të shpallet vetëm pasi të verifikohen mandatet e deputetëve.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika