Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka kritikuar deputetin e LDK-së, Avdullah Hotin, duke thënë se “është manipulu më i madhe në mesin e manipulantëve më të mëdhenj në skenën politike kosovare”.
Ky cilësim ndaj Hotit erdhi, pasi Peci e komentoi në “Debat Plus” kritikën e ish-kryeministrit për mos-subvencionim të fermerëve gjatë tre mujorit të parë të këtij viti.
“Zotëria në fjalë ka qenë kryeministër dhe kur e ka aprovuar buxhetin e viti 2021 fermerëve të Kosovë s’u kanë mbet 40 milionë euro, ndërsa 24 milionëshi i janar-mars 2021 është vetëm kompensim i vetëm një pjesës ose gjysma e obligimeve që u ka mbet. Ndërsa 2022 ne nuk kemi mund me alooku mjete në kategorinë as të subvencione e as të granteve pr shka se përfundimi i vitit 2022, në këtë rast raportin kontraktual në mes fermerin dhe ministrisë ka qenë zero, zero.
Janë kompensu 28 mijë e 222 fermerëve me vlerë në grante dhe subvencione 70 milionë euro dhe nuk i kemi borxh asnjë fermeri. Ndërsa ky manipulatori del ma manipulime e tilla pr shkak se në tre mujorshin e parë nuk ki qysh me disporzu subvencione për shkak se hartimi i programit ti merr një muaj, udhëzimi administrativ, dëgjimi publik dhe paraprak i ka 28 ditë që i bie fundi i shkurtit. Hapja e shpalljes publike zgjat 30 deru 40 ditë që i bie futemi në prill. Matjane vjen procesi i vlerësimit administrative dhe i kontrollit. Pagesat e para në fatin kohor mund të realizohen në korrik ose gusht nuk ka shanca teorike të realizohen më herët”, ka thënë Peci.