Sot ka ndodhur një sulm me granatë dore në zyrën postare Zveçan 2. Ky shpërthim ka ngjallur reagime të sferës politike-publike. Ilir Peci, kreu i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci.
Peci ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se ky incident ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa viktimë në njerëz.
Ai e cilësoi këtë akt si provokim të rrezikshëm dhe vepër të organizuar terroriste.
“Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka dënuar sulmin me granatë që u bë sot kundër zyrave të Postës së Kosovës në qendrën e këtij qyteti verior. Ky incident, i cili ndodhi në orët e mëngjesit, ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa viktima njerëzore. Peci e ka cilësuar këtë akt si ‘një provokim të rrezikshëm dhe vepër të organizuar terroriste kundër qetësisë dhe stabilitetit në komunë’ ”, ka shkruar Peci.
Kryetari i Komunës së Zveçanit po ashtu ka thënë se ky sulm është një tentativë e qartë për të destabilizuar rajonin dhe për të shkaktuar frikë te qytetarët.
“Autorët duhet të gjenden dhe të paraqiten përpara drejtësisë”, deklaroi Peci.
Ndryshe, sot rreth orës 00:20 persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në objektin e Postes se Kosovës në Zveçan.